Sot, më 15 korrik, është një ditë e veçantë për Vllazninë në transfertën e Malishevës. Kjo pasi në stol është krijuar një situatë, që nuk imagjinohej menjëherë pas përfundimit të sezonit kur erdhën rinovimet. Njësoj si në takimin e parë, stoli i Vllaznisë ka vetëm lojtarë të akademisë kuqeblu.
Ndryshimi këtë herë është se Aris Ara i bashkohet pjesës tjetër të grupit, duke e dërguar nga shtatë në tetë numrin e lojtarëve nga akademia. Nuk ka ndodhur asnjëherë në Europë, që Vllaznia të përfaqësohet në mënyrë të tillë nga 8 lojtarë të akademisë në stol. Mosha mesatare e tyre është 19 vjeç sipas vëzhgimit të “Panorama Sport”. Gazeta iu sjell edhe shpërndarjen e roleve.
Bëhet fjalë për një portier, një mbrojtës, dy mesfushorë dhe katër sulmues. Kuqeblutë duhet të sakrifikojnë sot prej orës për kualifikimin në Kampin Nacional Hajvalia, ndërsa ndeshjen e parë e fituan 2 me 1 në shtëpi. Vllaznia ndodhet në këtë situatë, duke qenë se merkato nuk u zhbllokua në kohë nga FIFA.
Ndaj dhe trajneri Martini ishte i detyruar të bënte vetëm me këtë pjesë të grupit prej 19 lojtarësh. STOLI I VLLAZNISË NDAJ MALISHEVËS Portier Rezart Bunjaj(20 vjeç) Mbrojtës Simon Uldedaj(17 vjeç) Mesfushorë Amer Kthupi(18 vjeç) Xhoel Hajdari(20 vjeç) Sulmues Sokol Uldedaj(17 vjeç) Geralb Kubazi(19 vjeç) Aris Ara(20 vjeç) Klajti Halili(21 vjeç)
