Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, ku një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Bëhet me dije se i paraburgosuri është ndjerë keq brenda ambienteve të paraburgimit dhe është transportuar menjëherë me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.
Megjithatë, ai ka mbërritur pa shenja jete në ambientet e spitalit. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa shkaqet e vdekjes mbeten të paqarta. Pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet për më shumë detaje.
