Legjendat angleze shpërthejnë ndaj Tuchelit: Anglia u frikësua

0%

Humbja 2:1 e Anglisë ndaj Argjentinës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës ka nxitur kritika të forta ndaj përzgjedhësit Thomas Tuchel, i cili u akuzua se me vendimet e tij ia dorëzoi iniciativën kundërshtarit. “Tre Luanët” kaluan të parët në epërsi me rezultatin 1:0, por më pas Tuchel vendosi të forconte mbrojtjen me zëvendësime, duke u tërhequr në prapavijë.

Argjentina përfitoi nga kjo qasje, përmbysi rezultatin dhe siguroi kualifikimin në finalen e madhe. Ish-portieri i Anglisë, Joe Hart, ishte shumë kritik ndaj trajnerit gjerman. “Thomas Tuchel tregoi se nuk besonte te skuadra e tij pasi kaloi në epërsi 1:0”, u shpreh Hart. Edhe legjenda Wayne Rooney nuk i kurseu kritikat. “Anglia ishte në panik.

Nuk mund të kalosh në epërsi 1:0 dhe më pas të dorëzohesh. Duhet të vazhdosh të sulmosh. Ishte Argjentina ajo që ishte nën presion, jo Anglia”, deklaroi Rooney

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot