Sulmohet me dronë termocentrali bërthamor i Zhaporizhias, mbetet i

0%

Kryeinxhinieri i termocentralit bërthamor të Zaporizhias, i cili ndodhet nën kontrollin rus, u vra në një sulm me dron pranë objektit, njoftoi të martën kreu i agjencisë ruse të energjisë bërthamore Rosatom.

Sipas Alexei Likhachev, një dron ukrainas goditi një automjet shërbimi që po lëvizte mes termocentralit dhe qytetit të Enerhodarit, duke shkaktuar vdekjen e kryeinxhinierit Alexander Yakovlev dhe shoferit të automjetit. Autoritetet ruse ia atribuuan sulmin Ukrainës. Deri tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga pala ukrainase.

Të premten, Kremlini akuzoi Kievin për përshkallëzimin e veprimeve që i cilësoi si “terroriste” kundër termocentralit bërthamor të Zaporizhias, i cili u vu nën kontrollin e forcave ruse në mars të vitit 2022, pak ditë pas nisjes së pushtimit të Ukrainës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot