Argjentina triumfoi me rezultatin 1:2 ndaj Anglisë, në një duel që rezultoi dramatik. “3 Luanët” po udhëhiqnin me rezultatin 1:0 deri në minutën e 84-t, kur Enzo Fernandez barazoi fillimisht pas asistit të Messit, ndërkohë që në minutën e 90+2, ishte sërish Mesi që asistoi për Lautaro Martinez, që shënoi golin e fitores.
Në fund të supersfidës, trofeu i lojtarit më të mirë të ndeshjes nga FIFA shkoi për Lionel Messin. Liderin e kombëtares argjentinas, që mori për dore drejt finales kombëtaren e Scalonit.
