Rooney mesazh Argjentinës: Kane mund t’i shkatërrojë dy

0%

Wayne Rooney beson se Harry Kane mund të jetë vendimtar për Anglinë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës ndaj Argjentinës. Legjenda e “Tre Luanëve” dhe ish-sulmuesi i Manchester Unitedit ka vlerësuar lart kapitenin anglez, duke theksuar se nëse Kane është në formën e tij më të mirë, mbrojtja argjentinase do ta ketë shumë të vështirë ta ndalojë.

Rooney, duke folur në emisionin e tij në “BBC”, u shpreh se Kane është një sulmues që krijon probleme të mëdha për çdo mbrojtje. “Nëse Harry Kane është në nivelin e tij më të mirë, ata nuk do të jenë në gjendje ta përballojnë. Ai mund t’i shkatërrojë ata dy qendërmbrojtës”, d eklaroi Rooney.

Kane pritet të përballet me ish-shokun e tij te Tottenham, Cristian Romero, ndërsa në qendrën e mbrojtjes së Argjentinës pritet të jetë edhe Lisandro Martinez. Sipas Rooneyt, lëvizjet pa top të sulmuesit të Bayern Munichut mund të jenë çelësi i suksesit ndaj mbrojtjes së kampionëve në fuqi. “Harry është një makth për mbrojtës të këtij profili.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nëse ai i tërheq ata në pozicione ku ndihen të ekspozuar, atëherë gjithçka varet nga koha e pasimit dhe e vrapimit pas shpinës së tyre”, shtoi ai. Kane ka realizuar gjashtë gola në Kupën e Botës 2026 dhe do të kërkojë të jetë sërish protagonist për ta ndihmuar Anglinë të eliminojë Argjentinën dhe të sigurojë një vend në finalen e madhe të turneut.

Burimi: Bota Sot