Futbollisti Jayden Reid i bashkohet Istogut që ka synime për rezultate sa më të mira në edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës. Istogu e ka prezantuar futbollistin. “Istogu transferon sulmuesin Jayden Reid nga Superliga e Finlandës!
“FC Istogu sot ka nënshkruar kontratë një vjeçare me sulmuesin anglez Jayden Reid, që transferohet në Istog nga Superliga e Finlandës, përkatësisht nga ekipi IFK Mariehamn. Jayden transferohet në Istog nga ekipi finlandez IFK Mariehamn, ku luajti në dy edicionet e fundit.
Reid është një futbollistë me CV të pasur ku ka luajtur për ekipe të njohura angleze, suksesin më të madh e pati në edicionin 2019-2020, ku luajti në Championship të Anglisë, me ekipin Birmingham. Futbollisti anglez është 25 vjeçar, luan në pozitën e qendërsulmuesit, gjithashtu di të përshtatet mjaft mirë edhe si sulmues i krahut.
Ne jemi të lumtur që kemi nënshkruar kontratë me sulmuesin anglez Jayden Reid!”, k a njoftuar FC Istogu.
