Von der Leyen e Zelensky nënshkruajnë marrëveshjen BE-Ukrainë për

0%

Bashkimi Europian dhe Ukraina kanë nënshkruar marrëveshje për ta rritur bashk ërisht prodhimin e dronëve, një teknologji me zhvillim të shpejtë që ka ripërcaktuar luftën moderne, ka raportuar të mërkurën () Euronews . Marrëveshjen e ka shpallur në Kiev presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Iniciativa synon të kombinojë bazën industriale të BE-së me ekspertizën kryesore botërore të Ukrainës, të fituar gjatë më shumë se katër viteve luftimesh kundër trupave ruse. Dronët ishin thelbësorë për ta ndihmuar Kievin për të tejkaluar disavantazhin e fuqisë punëtore dhe për kryerjen e sulmeve me rreze të gjatë veprimi kundër rafinerive ruse të naftës, duke shkaktuar krizë karburanti.

“Ne po prodhojmë 10 milionë dronë në vit – 10 milionë sosh. Dhe do të jenë 20 milionë”, ka deklaruar Zelensky gjatë ceremonisë për të shënuar Ditën e Shtetësisë së Ukrainës në Sheshin e Shën Mikelit në Kiev. “Për herë të parë, Ukraina e ka ndryshuar rrënjësisht fushën e betejës”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Financimi do të sigurohet nga dy burime të BE-së: kredia mbështetëse prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën dhe afërsisht 10 miliardë euro që janë ende në dispozicion në programin e mbrojtjes SAFE. Deri më tani, disa vende të BE-së kanë nënshkruar marrëveshje individuale me Ukrainën për të shfrytëzuar zgjuarsinë e saj teknologjike.

Marrëveshja e miratuar të mërkurën shton një dimension më të gjerë duke e bërë partneritetin të disponueshëm për të gjitha 27 shtetet anëtare. “Në Europë, ne tashmë kemi kapacitet të madh teknologjik dhe industrial që mund të vendoset. Dhe kemi vende prodhimi të sigurta dhe të mbrojtura që mund ta ndihmojnë shkallëzimin e tyre”, ka deklaruar Von der Leyen në fjalimin e saj.

“Por ne nuk kemi atë njohuri dhe ekspertizë të provuar në betejë që Ukraina e ka krijuar. Pra, pika që po theksoj është se ne duhet të kombinojmë pikat tona të forta. Së bashku, ne mund të punojmë për prodhim të përbashkët”.

“Një risi e rëndësishme është opsioni për të prodhuar dhe ruajtur dronët në krejt territorin e bllokut, në vend që të punojmë në prodhim të përbashkët”, ka theksuar ajo. Por ruajtja do të jetë afatshkurtër për shkak të evolucionit të shpejtë që po përjeton teknologjia.

Pas dy ose tre muajsh, dronët do të transferohen në Ukrainë, ose në shtetet anëtare të interesuara për të përforcuar aftësitë e tyre, veçanërisht në krahun lindor të BE-së. Mbetet për t’u parë se si do t’i përgjigjet planit Moska, veprimet e së cilës kundër vendeve të BE-së janë bërë gjithnjë e më provokuese.

Si hap i dytë, Komisioni synon ta zgjerojë marrëveshjen me Ukrainën në prodhimin e sistemeve balistike dhe anti-balistike të raketave, por kjo pritet të marrë shumë kohë. “Tani është koha për të investuar në Ukrainë, për të investuar në Europë”, ka thënë Von der Leyen, “dhe për të investuar në sigurinë dhe të ardhmen tonë të përbashkët”. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

Burimi: Kallxo