Asociacioni i Komunave të Kosovës ka mbajtur një konferencë për media disa ditë para se ta mbajnë protestën më , duke shprehur pakënaqësitë e tyre në raport me Qeverinë në detyrë të Kosovës. Agim Aliu, kryetar i Asociacionit dhe i Komunës së Ferizajt gjatë deklarimit të tij ka thënë se ka dy vite që nuk e kanë takuar kryeministrin në detyrë të vendit, Albin Kurti.
“Ka dy vite që nuk e kemi takuar kryeministrin, në cilësi të ndryshme, qoftë si kryeministër, qoftë si kryeministër në detyrë të Republikës së Kosovës, zotin Albin Kurti dhe kjo tregon qartazi për atë sa është pengesë në punët dhe angazhimet e komunave, moskrijimi i institucioneve dhe paqëndrueshmëria e institucioneve.” – ka thënë Aliu para gazetarëve, më .
Sipas Aliut, përmes protestës më , komunat nuk po kërkojnë privilegje, por po kërkojnë që “të respektohen ligjet, të mos u hyhet në kompetenca të kryetarëve.” Ai tha se komunave deri më tani ju është marrë 360 milionë euro nga buxheti i tyre.
“Fatkeqësisht në historinë politike të funksionimi të komunave të Republikës së Kosovës dhe institucioneve në përgjithësi, gjakderdhja më e madhe financiare që është shkaktuar ndonjëherë është pikërisht përmes Kontratës Kolektive dhe përmes proceseve gjyqësore, përmbarimore, që ka shkaktuar një dëm vetëm në realizim në shumën prej 27% apo mbi 100 milionë euro që praktikisht e ka shkaktuar një lloj falimentimi të komunave të Kosovës.” – ka shtuar ai.
“Ky është hapi i parë i protestave si bord i Asociacionit të Komunave të Kosovës do të shohim edhe veprime të tjera se çfarë do të ndërmarrim në mënyrë që të themi edhe më zëshëm atë që është e vërtetë dhe atë që është përballje me sfidat edhe atë që është vështirësi në kuadër të punëve.” – ka paralajmëruar Aliu.
Aliu tha se nuk kanë pranuar zyrtarisht ndonjë përgjigje negative në lidhje me mospjesëmarrjen në protestë të kryetarëve të të gjitha komunave, në mesin e të cilave ka që udhëhiqen nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, si: Mitrovica, Podujeva, Fushë Kosova, Shtime, Kamenica, Gjilani.
Një ditë më parë, më , nënkryetarja e kryeqytetit, Besianë Musmurati, u ka bërë thirrje qytetarëve, zyrtarëve, punëtorëve dhe përfaqësuesve të komunave që t’i bashkohen protestës para Qeverisë më , nga ora .
Musmurati vlerëson se protesta nuk lidhet vetëm me bllokimin e Kuvendit, por sipas saj, komunat po përballen me një tendencë të vazhdueshme për centralizimin e kompetencave në nivelin qendror të qeverisur nga kryeministri Kurtit. “S’ka lidhje a je kryetar, asamblist, zyrtar, punëtor i komunës apo qytetar. Më 1 shtator, ju ftoj me dalë në protestën e komunave para Qeverisë…
Dalim në protestë për komunat tona, për institucionet tona dhe kundër një pushteti që po tenton me i marrë krejt kompetencat në një dorë.” – ka thënë Musmurati më . Më , kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar se kryetarët e komunave të Kosovës do të protestojnë në shtator para objektit të Qeverisë së Kosovës.
Përmes një reagimi publik, i pari i Prishtinës ka thënë se kryetarët e komunave janë mbledhur për të kundërshtuar, siç pretendon ai, qasjen e Qeverisë së Kosovës ndaj pushtetit lokal.
Në ditën e njëjtë, kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka kundërshtuar ashpër thirrjen e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, për një protestë të kryetarëve të komunave kundër Qeverisë më 1 shtator. Faton Peci deklaroi se Përparim Rama nuk mund të flasë në emër të tij dhe të Mitrovicës, duke e quajtur tentativë të “krisur” që komunat t’i bëjnë opozitë Qeverisë.
