Përmbysje spektakolare – Messi asiston dy herë, Argjentina kalon në

0%

Argjentina ka realizuar një përmbysje dramatike ndaj Anglisë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, duke kaluar në epërsi 2-1 në minutën e 90+2. Pasi barazoi shifrat në minutën e 85-të me Enzo Fernández, i cili shfrytëzoi një asistim të Lionel Messit dhe realizoi me një goditje të saktë nga buzë zonës, “Albicelestët” nuk u ndalën me kaq.

Në minutën e dytë shtesë, Messi dhuroi edhe asistimin e dytë të mbrëmjes. Kapiteni argjentinas harkoi në mënyrë perfekte në zonë, aty ku Lautaro Martínez u shkëput nga mbrojtja angleze dhe me një goditje të lehtë me kokë e dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 2-1.

Pak sekonda para golit të fitores së përkohshme, Alexis Mac Allister kishte qenë shumë pranë përmbysjes, por goditja e tij e fuqishme u përplas në pjesën e jashtme të shtyllës së djathtë. Argjentina ka goditur në momentet vendimtare të sfidës dhe tani ndodhet vetëm pak minuta larg finales së madhe të Kupës së Botës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi