Shpërndaje në: Pavarësisht se ishte në disavantazh prej një goli prej minutës së 55-të ndaj Anglisë, Argjentina nuk është dorëzuar. Ka treguar karakter, rreshtoi rastet dhe e dënoi dy herë portierin Jordan Pickford të Anglisë, që shfaqi formë të lartë. Dhe në fund, Argjentina fitoi 2:1 në gjysmëfinalen e zhvilluar në Atlanta. Lionel Messi ishte sërish në qendër të vëmendjes me dy asistime.
Për 1:1, Messi asistoi në supergolin e Enzo Fernandezit në minutën e 85-të, ndërsa më pas për mrekulli harkoi për Lautaro Martinezin që shënoi në minutën e 92-të. Anthony Gordon realizoi për anglezët në minutën e 55-të. Argjentina me këtë fitore avancon në finalen e dytë rresht dhe e ka mundësinë që ta mbrojë trofeun.
Më herët, vetëm Brazili dhe Italia kanë mbrojtur trofeun e Kupës së Botës, por shumë kohë më parë. Tani Argjentina e ka këtë mundësi, pasi kishte triumfuar edhe në Kupën e Botës 2022, që u organizua në Katar. Edhe Botërori 2026 4 d. më parë A duhet Messi t’i gjuajë penalltitë? Shifrat thonë që jo Në finale, Argjentina do të përballet të dielën në Neë Yersey me Spanjën.
Finalja luhet nga ora . Spanja e eliminoi Francën pas një paraqitje të jashtëzakonshme. Për vend të tertë të shtunën nga ora luan Franca me Anglinë. o bellingham pic.twitter.com/4VikaF72Wp — any 🇧🇷 (@anyczx) July 15, 2026
