Deklarata e Ramës për Kosovën ‘nervozon’ Beogradin, Vuçiq: Realiteti

0%

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili tha se Serbia duhet ta pranojë realitetin se nuk ekziston më “Kosova dhe Metohia”, por vetëm Republika e Kosovës.

Në një intervistë për Euronews, Rama deklaroi se Serbia mban përgjegjësinë kryesore për ngërçin në dialogun me Kosovën, pasi, sipas tij, ende nuk është e gatshme të pranojë realitetin e krijuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. “Serbia është më përgjegjësja për situatën që kemi në dialog, sepse nuk është e gatshme të pranojë realitetin, dhe realiteti ka ndryshuar.

Nuk ka më diçka që quhet ‘Kosovë dhe Metohi’, ekziston Republika e Kosovës”, u shpreh Rama. I pyetur për këtë deklaratë, Vuçiq tha se realiteti për Serbinë nuk është i lehtë, por shtoi se nuk pajtohet me vlerësimin e Ramës. “Dëgjova se Edi Rama tha se duhet ta pranojmë realitetin, se nuk ka më Kosovë dhe Metohi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Realiteti nuk është i lehtë për ne, por nuk jam i sigurt se është aq rozë sa mendon Edi Rama”, deklaroi Vuçiq. Presidenti serb shtoi se shpreson që çështjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të zgjidhen në mënyrë paqësore.

“Nuk e di çfarë do të sjellë koha dhe si do t’i zhvillojë gjërat, por shpresoj vetëm që do t’i zgjidhim ato në mënyrë paqësore, përmes dialogut dhe kompromiseve”, përfundoi Vuçiq.

Burimi: Telegrafi