Dhoma e Përfaqësuesve të Kuvendit të Shteteve të Bashkuara miratoi të martën një projektligj që do ta bënte të përhershme orën verore. Mbështetësit e tij, përfshirë edhe Shtëpinë e Bardhë, argumentuan se ky ndryshim do të siguronte më shumë dritë gjatë orëve kur amerikanët janë më aktivë, transmeton AP, përcjellë KosovaPress.
Kundërshtarët thanë se ora verore e përhershme do të sillte mëngjese dimërore më të errëta dhe potencialisht më të rrezikshme, kur fëmijët presin autobusët e shkollës dhe prindërit udhëtojnë drejt punës në errësirë. AP raportoi se projektligji u miratua me 308 vota pro dhe 117 kundër.
Ora verore është periudha nga pranvera deri në vjeshtë, kur në shumicën e pjesëve të Shteteve të Bashkuara akrepat e “sahatit” zhvendosen 60 minuta përpara, krahasuar me orën standarde. Shtetet federale do të mund të përjashtohen nga zbatimi i saj, nëse legjislaturat e tyre përkatëse ndërmarrin veprime përpara hyrjes në fuqi të vendimi.
Projektligji duhet të miratohet edhe nga Senati përpara se të mund të nënshkruhet dhe të hyjë në fuqi, por ende nuk është e qartë nëse kjo do të ndodhë.
