Messi i ka “shkatërruar” ekipet angleze

0%

Shpërndaje në: Në prag të ndeshjes Anglia – Argjentina, mediumi i njohur Mundo Deportivo ka bërë analizë për paraqitjet e Lionel Messit ndaj ekipeve angleze. Superylli argjentinas ka luajtur 36 herë ndaj ekipeve angleze dhe ka qenë i përfshirë në 33 gola. 27 i ka shënuar, ndërsa ka kontribuuar me gjashtë asistime.

“Është rekord për një lojtar ndaj klubeve që vijnë nga i njëjti shtet”, ka shkruar Mundo Deportivo të mërkurën. Golat e Messit ndaj kundërshtarëve anglezë në Ligën e Kampionëve janë shënuar 23 me këmbën e majtë, tre me të djathtën dhe një me kokë.

Edhe Botërori 2026 11 o. më parë Lionel Messi bën që edhe ecja të quhet mjeshtëri Vetëm ndaj Arsenalit, Messi ka realizuar nëntë gola në gjashtë ndeshje dhe ka dhuruar një asistim. Ndaj Anglisë luan për herë të parë sonte.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha