Nga: Rrezon Gashi Shpërndaje në: Në selinë qendrore të Lidhjes Demokratike janë dorëzuar nënshkrimet për thirrjen e një Kuvendi të Jashtëzakonshëm, me qëllim shkarkimin e kryetarit Abdixhiku. Sipas statutit të LDK-së, nga ky moment, Kuvendi duhet të organizohet brenda 60 ditëve.
E drejtues të kësaj partie thanë se tani nënshkrimet do të trajtohen dhe do të verifikohen e më pas do të dalin me një qëndrim Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike, Armend Zemaj, dhe kryetari i degës së dytë të kësaj partie në Prishtinë, Florian Dushi, kanë dorëzuar të mërkurën nënshkrimet e grumbulluara për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë.
Iniciativa u nis me kërkesën për shkarkimin e Lumir Abdixhikut nga posti i kryetarit të partisë, pasi LDK-ja doli sërish e treta në zgjedhjet e 7 qershorit. E Lutfi Haziri, që është nënkryetar i partisë ka thënë që nënshkrimet do të verifikohen dhe kërkesa do të trajtohet. “Kërkesat politike nuk trajtohen me procedura.
Por meqë ka norma të tilla dhe e rregullojnë mënyrën e sjelljes dhe organizimin tonë, ne e respektojmë deri në fund. Ne mendojmë që në dy binarë do të vazhdohet të punohet: binari i parë është shqyrtimi i kërkesës të të nënshkruarve që janë delegatë/përfaqësues të elektoratit të LDK-së dhe binari i dytë është kryetari i LDK-së që është në zyrë me kompetenca të plota që t’i menaxhojë proceset politike”, ka thënë Haziri.
E pas dorëzimit të nënshkrimeve ka reaguar në Facebook edhe deputeti i zgjedhur Avdullah Hoti, një prej të pakënaqurve me lidershipin e LDK-së. Edhe LAJMET E MBRËMJES 1 muaj më parë Kosova merr nën kontroll stacionin hekurudhor në Zveçan “Forca e LDK-së është vullneti i anëtarësisë, jo ambicia e individëve. Askush nuk është mbi LDK-në dhe anëtarësinë e saj”, ka shkruar ai.
Hoti është një prej deputetëve të LDK-së që publikisht kanë kërkuar ndërrime në kryesinë e partisë dhe në orientimin e saj. Ka reaguar edhe deputeti i zgjedhur, Arben Gashi, një prej të parëve që i ka kërkuar përgjegjësi Abdixhikut për rezultatin.
Ai ka thënë se kërkesa për mbledhjen e Kuvendit të LDK-së dhe ngritjen e çështjes së votëbesimit është ushtrim i demokracisë së brendshme dhe i përgjegjësisë politike. “Pas tri proceseve zgjedhore, mesazhi i elektoratit është i qartë: LDK ka nevojë për reflektim, vendimmarrje dhe vizion për rikthimin e saj si forcë udhëheqëse në Kosovë.
Kjo nuk është betejë kundër një individi, por kërkesë për një standard më të lartë politik, për llogaridhënie dhe për një LDK më të fortë”, ka shkruar në reagim Gashi. “Kuvendi është vendi ku vendos demokracia. Aty duhet të përcaktohet drejtimi i LDK-së, me guxim, përgjegjësi dhe vizion. Për një LDK që bashkon, udhëheq dhe fiton përsëri”.
Sipas statutit të LDK-së Kuvendi i Jashtëzakonshëm duhet të mbahet 60 ditë nga dita e dorëzimit të nënshkrimeve. Edhe LAJMET E MBRËMJES 1 muaj më parë Gjini merr zyrtarisht drejtimin e partisë, Haradinaj: Besojmë te Gjini, AAK-ja vazhdon rrugëtimin “Kuvendi i LDK-së thirret edhe atëherë kur këtë e kërkon 1/3 (një e treta) e delegatëve që e përbëjnë Kuvendin.
Kuvendi i thirrur sipas paragrafit paraprak mbahet në afatin prej 60 ditësh nga dita kur është shtruar kërkesa me shkrim”, thuhet në statut. Haziri ka thënë se kërkesën për thirrjen e kuvendit të jashtëzakonshëm proceduralisht e trajton sekretariati i partisë. “Proceduralisht e trajton sekretariati, sipas normave të brendshme politike.
Unë besoj se kjo është një çështje që statuti i LDK-së e ka rregulluar dhe LDK-ja di ta vetëmenaxhojë të gjithë këtë proces politik, nga i cili ne do të dalim më mirë në fund”, ka thënë ai dhe ka refuzuar të përgjigjet në pyetjen për mundësinë e shkarkimit të Abdixhikut. “Po paragjykoni, po na gjykoni përmes pyetjeve”. Kuvendi i LDK-së i ka 354 delegatë, plus kryetarin.
Dorëheqjen e Abdixhikut, muajin e kaluar e patën kërkuar tri degë të LDK-së. Ajo në Pejë, Lipjan dhe e dyta në Prishtinë. Këtë kërkesë e pati refuzuar Abdixhiku. Edhe LAJMET E MBRËMJES 7 muaj më parë Konjufca s’i merr votat për kryeministër, Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme Nga një korriku ka nisur mbledhja e nënshkrimeve me qëllim shkarkimin e tij.
Kuvend të Jashtëzakonshëm LDK-ja ka mbajtur edhe më 31 janar, pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ku Abdixhiku pati ofruar vetë dorëheqjen. Në votëbesimin e mbajtur, atij iu rikonfirmua pozita.
