Kurti: Gazin amerikan ta përdorim përmes termocentralit në Vlorë

0%

Shpërndaje në: Gazi amerikan mund të shfrytëzohet nga Kosova, por sipas Kurtit vetëm përmes termocentralit në Vlorë. Ai ka folur për këtë çështje të mërkurën, por jo për atë që është kërkesë kryesore e SHBA-së, odave konomike dhe partive, që Kosova të lidhet me rrjetin e gazjellësit në Maqedoninë e Veriut Egzona Mema Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë të mërkurën se Qeveria që udhëheq do të mund të përdor gazin e lëngshëm amerikan, por jo në mënyrën siç është kërkuar nga SHBA-ja, e pastaj edhe nga odat ekonomike edhe partitë politike në vend.

Kurti, gjatë ceremonisë së vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e parkut solar me kapacitet prej 105 megavatësh në Kramovik të Rahovecit, ka thënë se Kosova do të mund të shfrytëzojë gazin përmes bashkëpunimit me Shqipërinë në termocentralin e Vlorës.

“Po shqyrtojmë mundësinë për të përdorur gazin e lëngëzuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes bashkëpunimit me Shqipërinë në termocentralin e Vlorës”, tha Kurti. Por, kërkesë e SHBA-së dhe insistim i partive e odave të ndryshme në Kosovë është që Kosova të pranojë lidhjen me rrjetin e gazsjellësit në Maqedoni të Veriut.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe LAJMET E MBRËMJES 5 d. më parë Hamza e Abdixhiku të gatshëm për t’u takuar me Kurtin, Gjini refuzon E, qëndrimin për përdorimin e gazit të lëngëzuar nga SHBA-ja, përmes Shqipërisë, Kurti dhe partia që e drejton, Lëvizja Vetëvendosje e kanë shprehur edhe më herët. E për parkun solar në Kramovik, Kurti ka falënderuar mërgatën, e edhe SHBA-në.

“Për dekada mërgata jonë ka qëndruar pranë Kosovës në momentet më të vështira. Sot po shohim gjithnjë e më shumë ndërmarrës nga mërgata që po kthehen me investime, me prodhim, teknologji dhe me vende pune. Kjo është një fazë e re dhe tej mase e rëndësishme e kontributit të saj. Falënderoj qeverinë e SHBA-së për mbështetjen në përgatitjen dhe dizajnimin e ankandit të parë solar.

Ekspertiza e tyre ka ndihmuar që procesi të zhvillohet mbi praktikat më të mira ndërkombëtare dhe të krijojë besim te investitorët”, ka thënë ai. E, kryetari i Bordit të Lindja Solar LLC, Avni Orllati, ka thëën se është i kënaqur me projektin. “Është shumë me rëndësi për Kosovën, për ne që të ketë energji të pastër. Do të bëhen diku 1 milion e 200 metra katrorë.

Panelet kanë me u çitë këtu. Jam shumë i kënaqur për këtë”, ka thënë ai. Ndërkaq, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka theksuar se ky park solar është gurthemeli i sektorit energjetik që, sipas saj, është më i sigurt dhe me më shumë llojshmëri të burimeve.

Edhe LAJMET E MBRËMJES 1 d. më parë Partia e tretë për nga fuqia po përballet me zhvillime të shumta të brendshme “Ky projekt për ne është shumë më shumë sesa këta 105 MË që po shtohen, që po kyçen në rrjet. Këto janë tejet të rëndësishme.

Mirëpo shumë përtej kësaj, për ne ky është një gurthemeli i sektorit energjetik që po e ndërtojmë, më i sigurt, më me shumë llojshmëri të burimeve, më i pastër, më konkurrues dhe atraktiv për investime e investitorë seriozë.

Çfarë kemi arritur më shumë se gjithçka, më shumë se çmimi konkurrues, më shumë se megavatët që do të shtohen, është që kemi dëshmuar se Kosova mund të zhvillojë projekte të mëdha sipas standardeve ndërkombëtare, praktikave më të mira, të tërheqë kapital, teknologji e kompani serioze”, ka thënë ajo.

Kosova përballet me vështirësi në sigurimin e energjisë për shkak të kapaciteteve të kufizuara prodhuese.

Burimi: Koha