Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) publikoi të dhënat preliminare në baza mujore për kurorëzimet dhe shkurorëzimet për muajin maj 2026. Krahasuar me muajin prill 2026, në muajin maj 2026 ka rënie të numrit të kurorëzimeve rreth 7,9%. Në muajin maj 2026 janë regjistruar gjithsej 1 037 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës).
Kurse, në këtë periudhë janë regjistruar 117 raste të shkurorëzimeve në Kosovë. Krahasuar me muajin prill 2026 ka rritje të numrit të shkurorëzimeve në muajin maj 2026 për 5,4%. Të dhënat publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative. Burimi i të dhënave të këtij publikimi është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC).
