Malisheva shkëlqen me pesë gola ndaj Vllaznisë, kalon për herë të

0%

Malisheva ka shkruar historinë në arenën evropiane, duke siguruar për herë të parë kualifikimin në raundin e dytë të Ligës së Konferencës. Skuadra kosovare dhuroi një paraqitje fantastike në ndeshjen e kthimit të raundit të parë, duke e mposhtur bindshëm Vllazninë e Shkodrës me rezultat 5-0 në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.

Pas humbjes 2-1 në ndeshjen e parë, Malisheva reagoi në mënyrën më të mirë të mundshme, duke përmbysur gjithçka dhe duke triumfuar me rezultat të përgjithshëm 6-2. Që në minutat e para, vendasit dominuan lojën dhe krijuan disa raste të mira shënimi. Pas shumë tentimeve, goli i parë erdhi në minutën e 34-të, kur Kreshnik Uka realizoi për 1-0, duke rikthyer shpresat e skuadrës së tij.

Në kohën shtesë të pjesës së parë, konkretisht në minutën e dytë shtesë, Xhemal Ibishi shënoi për 2-0, rezultat me të cilin ekipet shkuan në pushim. Vetëm shtatë minuta pas rikthimit nga zhveshtoret, Malisheva goditi sërish.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në minutën e 52-të, Kreshnik Uka realizoi golin e tij të dytë personal në takim, duke e çuar rezultatin në 3-0 dhe duke e afruar edhe më shumë skuadrën me kualifikimin. Dominimi i vendasve vazhdoi edhe më tej. Në minutën e 57-të, Arlind Veliu shënoi golin e katërt, duke vulosur praktikisht fatin e ndeshjes. Megjithatë, Malisheva nuk u ndal me kaq.

Në kohën shtesë, Krenar Dulaj realizoi edhe golin e pestë, duke i dhënë përmasa të thella fitores dhe duke mbyllur sfidën me rezultatin 5-0.

Me këtë triumf të madh, Malisheva jo vetëm që eliminoi Vllazninë me rezultat të përgjithshëm 6-2, por siguroi edhe kualifikimin e parë në histori në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, duke shënuar një moment historik për klubin dhe futbollin kosovar. 34′ | GOAL! FINALLY!

Malisheva 🔵 [1]-0 ⚪️ Vllaznia ⚽ Uka | Agg: 2-2 #UECL | #Malisheva | 🇽🇰🇦🇱 pic.twitter.com/Sd8Lut0yGo — Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) July 15, 2026 45+2′ | MALISHEVA TAKES THE LEAD! Malisheva 🔵 [2]-0 ⚪️ Vllaznia ⚽ Ibishi | Agg: 3-2 #UECL | #Malisheva | 🇽🇰🇦🇱 pic.twitter.com/g6pRgyReBH — Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) July 15, 2026 51′ | MALISHEVA SCORES THE THIRD! K.O!

Malisheva 🔵 [3]-0 ⚪️ Vllaznia ⚽ Uka | Agg: 4-2 #UECL | #Malisheva | 🇽🇰🇦🇱 pic.twitter.com/kNWx72SwpK — Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) July 15, 2026 57′ | ANOTHER ONE!

Malisheva 🔵 [4]-0 ⚪️ Vllaznia ⚽ Veliu | Agg: 5-2 #UECL | #Malisheva | 🇽🇰🇦🇱 pic.twitter.com/Y48zMCPOgH — Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) July 15, 2026 88′ | The cherry on top of the cake for Malisheva Malisheva 🔵 [5]-0 ⚪️ Vllaznia ⚽ Dulaj | Agg: 6-2 #UECL | #Malisheva | 🇽🇰🇦🇱 pic.twitter.com/89NK06uagI — Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) July 15, 2026

Burimi: Telegrafi