Egnatia shkëlqen në Rrogozhinë, fitore spektakolare ndaj

0%

Egnatia ka siguruar një kualifikim historik në raundin e dytë kualifikues të UEFA Champions League, pasi mposhti me rezultatin e thellë 6:1 kampionët e Moldavisë, Petrocub, në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në “Arena Egnatia”.

Pas barazimit 1:1 në transfertë, kampionët e Shqipërisë zhvilluan një paraqitje të jashtëzakonshme para tifozëve të tyre, duke dominuar sfidën nga fillimi deri në fund dhe duke vulosur mes spektaklit kalimin në fazën e ardhshme të kompeticionit. Egnatia e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme takimin, duke kaluar në avantazh që në minutën e dytë me Bitrin.

Presioni i skuadrës së drejtuar nga Nevil Dede vazhdoi edhe më tej dhe në minutën e 30-të Albanese dyfishoi shifrat, ndërsa një autogol i Platica pak para përfundimit të pjesës së parë çoi rezultatin në 3-0. Në pjesën e dytë, kampionët e Shqipërisë nuk ulën ritmin dhe realizuan golin e katërt me Yago në minutën e 58-të.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Petrocub ngushtoi përkohësisht diferencën në minutën e 63-të, por Egnatia reagoi menjëherë duke gjetur edhe dy herë të tjera rrugën e rrjetës. Bakayoko shënoi golin e pestë në minutën e 84-t, ndërsa Gruda vulosi fitoren spektakolare 6-1 në minutat e fundit të takimit.

Me këtë sukses të madh, Egnatia konfirmon rritjen e saj në arenën ndërkombëtare dhe siguron një vend në raundin e dytë kualifikues të UEFA Champions League, duke dhuruar një tjetër mbrëmje të rëndësishme për futbollin shqiptar në Europë.

Në raundin e ardhshëm, kampionët e Shqipërisë do të përballen me skuadrën sllovene NK Celje, në një tjetër sfidë të rëndësishme europiane, me synimin për të vazhduar rrugëtimin e tyre në kompeticionin më prestigjioz për klube në kontinent.

Burimi: Bota Sot