Shpërndaje në: Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se “forca e LDK-së është vullneti i anëtarësisë dhe jo ambicia e individëve”, pak pasi në këtë parti u dorëzua lista e nënshkrimeve për thirrjen e një Kuvendi të jashtëzakonshëm me kërkesën për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku.
“Askush nuk është mbi LDK-në dhe anëtarësinë e saj”, ka shkruar Hoti në Facebook. Hoti është një prej deputetëve të LDK-së që publikisht kanë kërkuar ndërrime në kryesinë e partisë dhe në orientimin e saj. Ai megjithatë ka qenë i heshtur për takimin që Abdixhiku e pati me kryetarin e Vetëvendosjen, Albin Kurti, të premten për çështjen e formimit të institucioneve.
