Ilir Panda dorëhiqet nga gjyqi ndaj kryebashkiakut Veliaj, caktohet

0%

Gjykata e Lartë ka ndryshuar relatorin e çështjes që lidhet me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Gjyqtari Ilir Panda ka dhënë dorëheqjen nga shqyrtimi i dosjes, ndërsa në vend të tij është caktuar gjyqtari Sandër Simoni.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se pritet që në ditët në vijim të përcaktohen edhe dy anëtarët e tjerë të trupës gjykuese, e cila do të shqyrtojë kërkesën e Veliajt.

Në Gjykatën e Lartë do të rishqyrtohet kërkesa e kryebashkiakut të Tiranës kundër masës së sigurisë “arrest në burg”, me të cilën ai kërkon lirimin e menjëhershëm, si edhe shqyrtimin në themel të pretendimeve të paraqitura në rekurs. Në vendimmarrjen e saj, Gjykata e Lartë pritet të vlerësojë nëse masa e sigurisë “arrest në burg” është proporcionale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot