Hilary Duff ka zbuluar më në fund se cila është procedura estetike që pëlqen më shumë për të ruajtur pamjen e saj rinore. “I bëj të gjitha,” tha 38-vjeçarja në një intervistë për revistën People javën e kaluar. “Më pëlqen Botox-i. Jam e fiksuar pas microneedling-ut dhe trajtimeve të fytyrës me spermë salmoni. Kjo funksionon shumë mirë. Madje po e bind edhe bashkëshortin tim ta provojë.
Edhe ai është bërë i fiksuar pas këtij trajtimi. I pëlqen shumë.” Ish-ylli i Disney Channel vazhdoi: “Dikur kaloja me orë të tëra duke u bërë gati. Ne, si nëna, kemi vetëm katër minuta për t’u përgatitur. Fëmijët e mi janë gjithmonë të parët. Ndihem shumë më mirë me veten kur përdor disa produkte të provuara, që e di se japin rezultat. Gjithashtu, pi shumë ujë.”
Hilary Duff dhe bashkëshorti i saj i dytë, Matthew Koma, janë prindër të tre vajzave: Banks, shtatë vjeçe, Mae, pesë vjeçe, dhe Townes, dy vjeçe. Ylli, e cila ka qenë edhe në kopertinën e revistës Sports Illustrated Swimsuit, është gjithashtu nënë e Luca Comrie, 14 vjeç, nga martesa e saj trevjeçare me ish-bashkëshortin Mike Comrie.
Çifti u nda në vitin 2014, ndërsa divorci u finalizua në vitin 2016. Duff ishte ende e martuar me ish-lojtarin e NHL-së, Mike Comrie, kur u njoh për herë të parë me producentin muzikor Matthew Koma në vitin 2013, gjatë bashkëpunimit për albumin e saj të pestë në studio, “Breathe In. Breathe Out.” Hilary dhe Matthew Koma nisën lidhjen e tyre në vitin 2017.
Çifti, i martuar prej gjashtë vitesh, ka bashkëpunuar edhe në karrierën muzikore të Duff, pasi Koma mbikëqyri regjistrimin e albumit të saj të gjashtë, “Lucky… or Something.”
