Amir Rrahmani “gatuan” golin fantastik për sulmuesin danez! Është duke u zhvilluar ndeshja mes Napolit dhe Como, e vlefshme për javën e dytë në Serie A, momentalisht në favor të miqve me rezultatin 1-2.
Protagonist në këtë përballje është bërë mbrojtësi shqiptar, Amir Rrahmani, i cili ka shërbyer saktë drejt sulmuesit Rasmus Hojlund për golin e barazimit në minutën e 30-të, kur sfida ishte ende 0-1 për Comon. Kujtojmë se Napoli e nisi me fitore kampionatin, 0-2 ndaj Genoas. kampionatin, ndërsa Como baazoi 1-1 me Udinesen në javën e parë.
