Deputetja britanike pas deklartaës së ministres serbe: Turp, s’mund

0%

Deputetja britanike Alicia Kearns i ka cilësuar si të turpshme deklaratat e ministres serbe Snezhana Paunoviq, e cila tha se po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, “do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën”.

Kearns ka thënë se njerëzit që sot janë në të tridhjetat ende i kujtojnë mizoritë që forcat e Millosheviqit kanë kryer ndaj tyre dhe familjeve të tyre gjatë luftës në Kosovë. “Asnjë përpjekje për t’i arsyetuar, apo edhe më keq, për t’i lavdëruar këto krime nuk mund ta bëjë botën të harrojë atë që ndodhi në Kosovë. Mos harroni kurrë”, ka shkruar Kearns në platformën X.

Deputetja britanike i ka bërë këto komente duke shpërndarë lajmin se Bashkimi Evropian ka dënuar deklaratën e ministres serbe. Serbian Minister Snezana Paunovic’s disgraceful support for ethnic cleansing in Kosovo is a stain on Serbia’s Government. People in their thirties today remember the atrocities committed on them and their families by Milosevic’s forces.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

No attempt to justify – or worse –… — Alicia Kearns MP (@aliciakearns) July 15, 2026 Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com