Shi dhe bubullima gjatë javës, IHMK: Mund të favorizohet zhvillimi i

0%

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nga nesër deri më 4 shtator, kushtet agrometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme për zhvillimin dhe pjekjen e kulturave bujqësore. Sipas IHMK-së, temperaturat e larta gjatë ditës pritet të ndikojnë pozitivisht në procesin e pjekjes së kulturave bujqësore.

“ Gjatë periudhës 31 gusht – , kushtet agrometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme për kulturat bujqësore. Temperaturat e larta gjatë ditës do të favorizojnë pjekjen e kulturave, ndërsa moti kryesisht i thatë mund të rrisë humbjen e lagështisë nga toka dhe nevojën për ujitje ”, thuhet në njoftim.

IHMK ka paralajmëruar gjithashtu për mundësi të reshjeve lokale gjatë së martës dhe së mërkurës. Sipas institutit, reshjet mund të përmirësojnë përkohësisht gjendjen hidrike të tokës, por në zona të caktuara mund të krijojnë edhe kushte të favorshme për zhvillimin e sëmundjeve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Reshjet lokale të mundshme të martën dhe të mërkurën, të shoqëruara me bubullima, mund të përmirësojnë përkohësisht gjendjen hidrike të tokës, por lokalisht mund të krijojnë kushte të favorshme për zhvillimin e sëmundjeve ”, njoftoi IHMK-ja.

Burimi: Bota Sot