Artefaktet nënujore të Shqipërisë marrin mbrojtje nga shteti

0%

Shpërndaje në: Në mbledhjen e Qeverisë së Shqipërisë është miratuar vendimi “Për procedurën e shpalljes publike të pasurive kulturore që zbulohen në det”, një hap i rëndësishëm në forcimin e mbrojtjes dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore nënujore të Shqipërisë.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit i Shqipërisë, Blendi Gonxhja, në një postim në rrjetet sociale ka shkruar se “pozicioni i Shqipërisë përgjatë Adriatikut dhe Jonit dhe historia e saj e gjatë e veprimtarive detare e tregtare kanë lënë në hapësirën detare dëshmi me vlera të veçanta historike, arkeologjike, kulturore dhe shkencore”.

“Anije të mbytura dhe strukturat e tyre, gjurmë të strukturave portuale antike apo objekte arkeologjike të lidhura me rrjetet e dikurshme tregtare janë pjesë e një trashëgimie që dëshmon lidhjet e Shqipërisë me qytetërimet dhe rajonet e Mesdheut”, ka theksuar ministri Gonxhja.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas tij, “me vendimin e miratuar, përcaktohet një procedurë e unifikuar për shpalljen publike të pasurive kulturore që zbulohen në det e liqene, pas përfundimit të proceseve të dokumentimit, verifikimit, vlerësimit, deklarimit dhe regjistrimit të tyre, në përputhje me legjislacionin në fuqi për trashëgiminë kulturore”.

Sipas tij, procedura forcon koordinimin midis institucioneve përgjegjëse dhe garanton që publiku të informohet mbi ekzistencën, rëndësinë historike, kulturore, arkeologjike apo shkencore të pasurive të zbuluara, duke respektuar në çdo rast parimin e mosrrezikimit të tyre.

Edhe Kulturë 11 muaj më parë Artefaktet nga Kalaja e Gjirokastrës plotësojnë mozaikun e historisë së qytetit Ka informuar se vendimi parashikon gjithashtu bashkëpunimin ndërinstitucional dhe, në rastet e pasurive me karakter ndërkufitar apo rëndësi ndërkombëtare, koordinimin me shtetet dhe organizmat ndërkombëtarë, në përputhje me angazhimet e Shqipërisë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore nënujore.

Për ministrin Gonxhja, miratimi i këtij vendimi është një tjetër hap për të njohur më mirë historinë shqiptare, për të mbrojtur gjurmët e saj dhe për t’ua përcjellë brezave të ardhshëm.

Burimi: Koha