APK të enjten lanson modulin elektronik të trajnimit për konfliktin e

0%

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) do të lansojë të enjten modulin elektronik të trajnimit për konfliktin e interesit dhe etikën, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 20-vjetorit të themelimit të saj.

Sipas APK-së, moduli elektronik i trajnimit është zhvilluar në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Administratë Publike (IKAP), me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, dhe synon të avancojë njohuritë dhe kapacitetet e zyrtarëve publikë në fushën e konfliktit të interesit dhe etikës.

Pas lansimit të modulit do të zhvillohet edhe një panel diskutimi me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve publike, shoqërisë civile dhe partnerëve, ku do të diskutohet për rëndësinë e edukimit të vazhdueshëm, ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe forcimit të kulturës së integritetit në administratën publike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ky aktivitet është një nga ngjarjet qendrore të “Javës së Agjencisë”, e organizuar në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të themelimit të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.

Burimi: Bota Sot