Shpërndaje në: Finalja e Kupës së Botës nuk është zhvilluar ende dhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, tashmë është përballur me kritika të ashpra.
Gazetari Ben Jacobs në “Talk Sport”, ka bërë të ditur se disa federata të UEFA-s, përfshirë Belgjikën dhe Poloninë do të ishin të gatshme të mbështesnin Nasser Al-Khelaifin, presidentin e Paris Saint-Germainit, si kundërkandidat të Infantinos në zgjedhjet e nëntorit.
“Ndërkohë, zyrtarë të lartë të futbollit nga Bosnjë-Hercegovina, Norvegjia, Suedia, Gjermania dhe Spanja kanë zhvilluar bisedime për të promovuar opsione të tjera evropiane, ndër të cilat spikat emri i Dariusz Mioduskit , pronarit të Legia Varshavës”, shkruan “Mundo Deportivo”.
Edhe pse Infantino është përballur edhe në të kaluarën me kritika, pozicioni i tij nuk ka qenë kurrë kaq i rrezikuar. Rasti i Folarin Balogunit ka prishur marrëdhënien midis UEFA-s dhe FIFA-s.
Edhe Botërori 2026 1 muaj më parë Nga Trump te Messi – futbolli e politika përplasen në Botërorin më të madh UEFA doli hapur kundër vendimit për t’ia hequr kartonin e kuq amerikanit Balogun para ndeshjes me Belgjikën. “Pavarësisht pakënaqësisë evropiane, është e paqartë nëse ky kundërshtim do të ketë sukses.
Infantino ruan mbështetje të fortë në konfederatat e tjera”, shkruan “Mundo Deportivo”. Beteja për udhëheqjen e futbollit botëror sapo ka filluar.
