Zyrtare: Leandro Trossard largohet nga Arsenali, transferohet te

0%

Arsenali ka konfirmuar zyrtarisht largimin e Leandro Trossard, i cili ka kompletuar transferimin te Besiktasi. Sulmuesi belg ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me gjigantin turk, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Klubi londinez bëri të ditur se i kishte dhënë leje 31-vjeçarit të udhëtonte drejt Stambollit për të finalizuar transferimin, ndërsa Besiktasi e ka prezantuar tashmë zyrtarisht futbollistin. 𝐋𝐞𝐚𝐧𝐝𝐫𝐨 𝐓𝐫𝐨𝐬𝐬𝐚𝐫𝐝 🌟 ✈️ Atatürk Havalimanı Genel Havacılık Terminali 🕣 19.30 pic.twitter.com/Tbkd4jJLVg — Beşiktaş JK (@Besiktas) July 14, 2026 Trossard i jep fund aventurës së tij me Arsenalin pas disa sezoneve, gjatë të cilave ishte një pjesë e rëndësishme e repartit ofensiv të skuadrës londineze.

Me këtë transferim, Besiktasi siguron shërbimet e një lojtari me përvojë të madhe në futbollin evropian, ndërsa Trossard do të nisë një kapitull të ri të karrierës së tij në Superligën e Turqisë./ Telegrafi

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi