Portieri Amir Shaipi e ka kompletuar zyrtarisht kalimin te skuadra spanjolle CD Castellon. Pasi dështoi transferimi te Amedspor, “gardiani” i Kosovës ka vendosur t’i bashkohet skuadrës që garon në La Liga 2 nga Lugano. Castellon që ka për synim inkuadrimin në elitën e futbollit spanjoll ka paguar rreth 1 milion euro për ta pasur në skuadër Shaipin.
“CD Castellon dhe Lugano kanë arritur marrëveshje për transferimin e Amir Shaipit, portieri që i bashkohet skuadrës deri në ”, thuhet ndër të tjera në komunikatë. 🆕✍️ Amir Saipi, nuevo portero del CD Castellón 🧤 Willkommen! #PPO 👂 — CD Castellón (@CDCastellon) July 14, 2026 Kjo lëvizje padyshim ka befasuar të gjithë, duke qenë se Shaipi ka qenë i lidhur me disa klube të njohura, por në fund zgjodhi Castellon.
Përndryshe, portieri ka përvojë edhe në Evropë ngase ka përfaqësuar Luganon në 14 paraqitje në Ligën e Konferencës./ Telegrafi
