Laçi merr kryesimin e Superiores, çfarë zhgënjimi për skuadrat e kryeqytetit. Java e dytë e Superiores ngriti siparin ditën e sotme me 2 duelet interesante, ku nuk munguan surprizat.
Laçi i Qatip Osmanit mposhti Partizanin në “Arena Egnatia” me rezultatin 1 me 2, duke marrë kryesimin e përkohshëm të renditjes, ndërkohë që Elbasani nuk shkoi më shumë se barazimi 1 me 1 ndaj Vllaznisë, në një duel që rezultoi dramatik, me shkodranët që panë t’iu anuloheshin dy gola në minutat e fundit pas ndërhyrjes së VAR-it.
Si Elbasani ashtu dhe Vllaznia ngjiten të dyja në kuotën e 2 pikëve. Ja renditja provizore pas 2 dueleve të ditës së sotme:
