Vëllaznimi ndeshet me skuadrën nga Estonia

0%

Vëllaznimin e Gjakovës e pret udhëtim në Estoni për ndeshjen e raundit të parë të Kupës Evropiane për hendbollistë. Shorti i tërhequr të martën në Vjenë ka përcaktuar që Vëllaznimi të përballet me skuadrën nga Estonia, Tallina Mistra. Ndeshja e parë zhvillohet në Tallin, kurse e dyta në Gjakovë.

Ndeshjet e raundit të parë të Kupës Evropiane për hendbollistë zhvillohen më 12/13 dhe 19/20 shtator.

Burimi: Bota Sot