Të martën është tërhequr shorti edhe për raundin e parë të Kupës Evropiane për hendbollistë (EHF European Cup). Në këtë raund garash paraqiten Besa Famgas e Vëllaznimi, ndërkohë që Kastrioti starton prej raundit të dytë. Skuadra pejane, Besa Famgas në raundin e parë do të përballet me skuadrën nga Greqia, Ionikos.
Besa do të jetë vendase në ndeshjen e parë, që zhvillohet më 12 apo 13 shtator. Ndërkohë ndeshja e kthimit zhvillohet më 19 apo 20 shtator në Greqi. Besa Famgas tashmë ka përvojë shumë të gjatë në skenën evropiane dhe do ta kërkojë suksesin.