U arrestua pasi dhunoi 17-vjeçaren në Fier, nëna e adoleshentes: Si

0%

Një ngjarje e rëndë u bë publike pak kohë më parë, në lidhje me një 17-vjeçare në Fier e cila u dhunua nga dy 15-vjeçare dhe një 20-vjeçare.

Në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur”, të autores dhe moderatores Evis Ahmeti, nëna e një prej 15-vjeçareve, tha se familja kishte vënë re prej kohësh probleme serioze në sjelljen dhe gjendjen emocionale të vajzës, por nuk kishte mundësi ekonomike për t’i siguruar trajtimin e nevojshëm. “Ne e mësuam ngjarjen kur na thirri policia.

Shkuam në komisariat, vajza ishte aty dhe dhamë deklarimet. Policia na kishte thirrur më 9 qershor. Na thanë vetëm se kishte goditur pak vajzën, nuk dinim asgjë më shumë” , u shpreh ajo. Sipas nënës, vajza nuk i kishte treguar asgjë për ngjarjen dhe vazhdonte të dilte lirisht jashtë, pa shfaqur frikë. “Ajo rrinte jashtë deri në orën apo të natës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Më thoshte se do të dilte me shoqet, por unë nuk i njihja. I kërkoja të mos dilte natën, por nuk më dëgjonte”, tha ajo. Nëna pretendon se vajza ishte viktimë e bullizmit në shkollë dhe se kishte ushtruar dhunë edhe ndaj prindërve. “Vajzën e bullizonin shumë në shkollë. Ajo na dhunonte edhe mua, edhe bashkëshortin tim.

Madje ka denoncuar edhe bashkëshortin për dhunë në familje, por kjo nuk ka ndodhur” , deklaroi ajo. Ajo shtoi se familja kishte kërkuar ndihmë që në muajin nëntor, pasi e kishte kuptuar se gjendja e vajzës nuk ishte e mirë, por për shkak të vështirësive ekonomike nuk kishte mundur të siguronte trajtimin e nevojshëm.

Në fund të intervistës, nëna i kërkoi falje publike 17-vjeçares së dhunuar dhe familjes së saj. “I kërkoj shumë falje dhe ndjesë 17-vjeçares dhe familjes së saj. Jam nënë vetë. Për vajzën time dua vetëm të shërohet dhe u bëj thirrje institucioneve që të sigurojnë kurimin e plotë të saj”, u shpreh ajo.

Burimi: Bota Sot