Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri të dielën mbrëma në Pejë, ndërsa i dyshuari është vetëdorëzuar disa orë më vonë dhe është ndaluar për 48 orë. Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, rasti ka ndodhur më , rreth orës , në rrugën “Mbreti Pirro”.
“Stacioni Policor në Pejë, më datën , në orën , është informuar se në rrugën ‘Mbreti Pirro’, në Pejë, kishte ndodhur një plagosje dhe një person ishte lënduar”, thuhet në njoftimin e Policisë. Policia njofton se njësitet policore kanë reaguar menjëherë, duke gjetur në vendin e ngjarjes viktimën të plagosur nga arma e zjarrit.
Fillimisht, ai është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë. “Sipas mjekëve, gjendja e tij është stabile” , bëhet e ditur në komunikatë.
Pas incidentit, i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, ndërsa në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë kompetente policore, drejtori rajonal dhe prokurori i shtetit. Hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë zhvilluan veprime intensive për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit.
Me autorizim të prokurorit, është kryer edhe bastisja e shtëpisë së tij. “Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar 73 fishekë të kalibrit 7.65 mm, 41 fishekë të kalibrit 9×19 mm dhe tre karikatorë”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se më , rreth orës , i dyshuari është vetëdorëzuar, duke dorëzuar edhe dy armë, dy karikatorë dhe 15 fishekë, për të cilat dyshohet se janë përdorur në kryerjen e veprës penale.
“I njëjti, në prezencën e avokatit mbrojtës, është intervistuar nga hetuesit dhe me aktvendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë. Policia nuk ka bërë të ditur motivin e plagosjes, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vazhdim.
