Luana Vjollca ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një selfie të re, duke u shfaqur me një pamje elegante dhe plot stil. Megjithatë, përveç paraqitjes së saj, vëmendjen e morën edhe syzet që mbante, të cilat kishin simbolin e njohur të “mesyshit”, një detaj që nuk kaloi pa u vënë re nga ndjekësit. Luana e shoqëroi postimin edhe me një mbishkrim argëtues.
Luana “Kisha vendos dhe këto syzet me sy, po aha”, ka shkruar ajo, duke shkaktuar reagime të shumta nga fansat.
Burimi:
Bota Sot
