Shkon në 30 numri i të vdekurve nga zjarri në një lokal nate në

0%

Shpërndaje në: Numri i të vdekurve nga zjarri i madh në një lokal nate në Bangkok ka shkuar në 30, njoftuan autoritete. Sipas tyre më shumë se 70 persona u plagosën, me 24 prej tyre ende në gjendje kritike. Zjarri në barin Rong Beer Na Ladprao, më vdekjeprurësi i qytetit në 17 vjet, shpërtheu të dielën vonë. Zjarrfikësve iu desh gjysmë ore për ta vënë nën kontroll.

Lokali akomodonte deri në 600 klientë, ndërsa nuk ishte e qartë se sa ishin të pranishëm të dielën në mbrëmje. Një hetim për shkakun e zjarrit dhe nëse lokali po ndiqte rregulloret e sigurisë është duke vazhduar. Shumica e njerëzve që u vranë u gjetën të bllokuar në tualet pa dritare ku mund të kenë kërkuar të shpëtonin nga flakët, tha policia.

Guvernatori i Bangkokut, Chadchart Sittipunt, tha të martën se ka urdhëruar administratën e qytetit të kryejë një studim gjithëpërfshirës të institucioneve të tilla për të vlerësuar rreziqet. Qyteti gjithashtu do të përshpejtojë zbatimin e ligjeve ekzistuese për të përmirësuar standardet e sigurisë, tha ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha