Ankohen qytetarët nga fshati Gllamnik i Podujevës: Që dy javë nuk

0%

Banorët e fshatit Gllamnik kanë shprehur shqetësimin për moslargimin e mbeturinave nga kompania “Pastrimi”, duke bërë thirrje për ndërhyrje urgjente edhe nga Komuna e Podujevës. Sipas banorëve, kanë kaluar dy javë pa u larguar mbeturinat nga kontejnerët e stërmbushur mbushur.

Në kulmin e sezonit të verës dhe me temperatura të larta, era e rëndë është bërë e padurueshme, dhe situata po shndërrohet në rrezik serioz për shëndetin publik. Tutje thuhet se problem tjetër është edhe shpërndarja e mbeturinave nga qentë endacakë, të cilët po krijojnë papastërti në rrugët e fshatit dhe po rrisin rrezikun për fëmijët, të moshuarit dhe banorët e tjerë, raporton Telegrafi.

“I bëjmë thirrje publike kompanisë ‘Pastrimi’ që ta kryejë sa më parë obligimin e saj ndaj qytetarëve”, thuhet në reagimin e banorëve. “Qytetarët paguajnë për këtë shërbim dhe kanë të drejtë të jetojnë në një mjedis të pastër dhe të sigurt. Gllamniku nuk duhet të harrohet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Banorët e këtij fshati meritojnë të trajtohen njësoj si çdo qytetar tjetër i Komunës së Podujevës”, thuhet tutje në reagimin e banorëve. Ata shpresojnë që ky apel të merret seriozisht dhe që problemi të zgjidhet sa më shpejt, para se situata të përkeqësohet edhe më shumë.

Burimi: Telegrafi