Senegali në telashe pas Botërorit, mjeku i kombëtares akuzohet se

0%

Federata e Futbollit e Senegalit ka hapur një polemikë të re pas eliminimit nga Kupa e Botës 2026, këtë herë për shkak të mjekut të kombëtares. Presidenti i federatës, Abdoulaye Fall, deklaroi se mjeku i ekipit, Abderahmane Fediore, ishte trajnuar si gjinekolog dhe se nuk kishte profilin e duhur për të mbështetur futbollistët në një kompeticion të nivelit të lartë.

“Mësuam vonë se ai ishte trajnuar si gjinekolog. Lojtarët nuk kishin besim të plotë te mbështetja mjekësore që merrnin”, tha Fall. Federata, sipas tij, u detyrua të kërkonte ekspertizë shtesë për të garantuar sigurinë e futbollistëve. Megjithatë, Shoqata Senegaleze e Mjekësisë Sportive i ka kundërshtuar këto deklarata, duke i cilësuar si “të pabazuara dhe shpifëse”.

Ajo theksoi se Fediore ka specializim në mjekësi sportive dhe biologji sportive dhe ka shërbyer si mjek i kombëtares që nga viti 2017. Polemika vjen pas një Botërori zhgënjyes për Senegalin, që u eliminua nga Belgjika me rezultat 3-2 pas vazhdimeve në fazën e 1/32-ve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot