Sekuestrohen pasuri rreth 420 mijë euro në Tiranë, dyshohet se u

0%

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive që dyshohet se kanë burim kriminal.

Si rezultat i hetimit pasuror, të zhvilluar me metoda speciale në bashkëpunim me Prokurorinë, është ekzekutuar vendimi i Gjykatës për sekuestrimin e dy apartamenteve dhe një garazhi, me një vlerë tregu rreth 420 mijë euro. Sipas Policisë së Shtetit, këto pasuri dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal i shtetasit me iniciale H.

A., 54 vjeç, i dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike. Hetimet janë zhvilluar në zbatim të ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet do të vijojnë për identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që mund të jenë përfituar nga veprimtaria kriminale e 54-vjeçarit ose e personave të lidhur me të. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com