Nga: Peter Gabriel (1986) Përktheu: Agron Shala Teksa vështron poshtë rrugët e zbrazëta, gjithçka që ajo sheh Janë ëndrrat që u bënë të prekshme, ëndrrat që u bënë realitet Të gjitha ndërtesat, të gjitha makinat Dikur ishin veç një ëndërr në mendjen e dikujt Ajo përfytyron xhamat e thyer, përfytyron avullin Ajo përfytyron një shpirt pa asnjë cen Le ta nxjerrim varkën, të presim derisa të bjerë terri Le ta nxjerrim varkën, të presim derisa të bjerë terri Askund në korridoret me të gjelbrën e zbehtë dhe gri Askund në periferi, në kthjelltësinë e ditës Atje, në mes të gjithçkaje, kaq e gjallë dhe e vetmuar Fjalët të mbajnë si kockat Duke ëndërruar për Rrugën e Mëshirës, shpërfaqe veten Duke ëndërruar mëshirën, sërish në krahët e babës tënd Duke ëndërruar për Rrugën e Mëshirës, betohem se e zhvendosën atë tabelë Duke ëndërruar mëshirën, në krahët e babës tënd Duke nxjerrë letrat prej sirtarëve që rrëshqasin lehtë Duke e tërhequr errësirën, fjalë pas fjale Duke i rrëfyer të gjitha gjërat e fshehta në kutinë e ngrohtë prej kadifeje Te prifti; ai është mjeku, ai mund t’i përballojë goditjet Duke ëndërruar për butësinë, dridhjen në ijë Të puthjes së buzëve të Marisë Duke ëndërruar për Rrugën e Mëshirës, shpërfaqe veten Duke ëndërruar mëshirën, sërish në krahët e babës tënd Duke ëndërruar për Rrugën e Mëshirës, betohem se e zhvendosën atë tabelë Duke ëndërruar mëshirën, në krahët e babës tënd (Mëshirë, mëshirë, duke kërkuar mëshirë) (Duke kërkuar mëshirë) Ana me babën e saj është në varkë Duke lundruar mbi ujë, duke lundruar mbi dallgët e detit
