FIFA kërkon ta kthejë pushimin e finales së Botërorit në një

0%

FIFA po planifikon një ndryshim të madh për finalen e Kupës së Botës 2026, duke synuar që pushimi i pjesës së parë të shndërrohet në një spektakël gjigant televiziv të ngjashëm me “Halftime Show” të Super Bowlit.

Për shkak të programit të pasur muzikor, pushimi i ndeshjes finale në New Jersey mund të zgjasë deri në 30 minuta, pothuajse dyfish më shumë se koha që lejohet aktualisht nga Rregullat e Futbollit. Një skenë me yjet më të mëdhenj të muzikës Sipas raportimeve të The Times, FIFA po përgatit një shfaqje madhështore me disa prej emrave më të mëdhenj të skenës botërore.

Organizata ka konfirmuar se pjesë e spektaklit do të jenë: Madonna, Shakira, BTS, Justin Bieber, Burna Boy, Coldplay, dirigjenti i njohur Gustavo Dudamel DHE kori i fëmijëve PS22 Chorus. Programi është konceptuar nga lideri i grupit Coldplay, Chris Martin, ndërsa vetë performanca muzikore pritet të zgjasë rreth 11 minuta.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kjo do të ishte hera e parë që një finale e Kupës së Botës do të ketë një spektakël zyrtar gjatë pushimit të pjesës së parë. FIFA ka bërë një eksperiment të ngjashëm në finalen e Kupës së Botës për Klube vitin e kaluar, ku pushimi zgjati rreth 25 minuta.

Përplasja me rregullat e futbollit Çështja kryesore nuk është vetëm kohëzgjatja e shfaqjes, por edhe koha e nevojshme për vendosjen dhe largimin e skenës, në mënyrë që lojtarët të rikthehen në fushë dhe të përgatiten për pjesën e dytë.

Për këtë arsye, pritet që i gjithë pushimi të zgjasë 25 deri në 30 minuta, duke tejkaluar rregullin aktual të IFAB-it, i cili përcakton se pushimi mes dy pjesëve nuk duhet të zgjasë më shumë se 15 minuta. Ideja për ta zgjatur zyrtarisht pushimin në 25 minuta ishte diskutuar edhe më herët nga Bordi Ndërkombëtar i Shoqatës së Futbollit (IFAB) në vitin 2021, por ishte refuzuar.

Arsyeja kryesore ishte shqetësimi për shëndetin e futbollistëve, pasi një pushim më i gjatë mund të ndikojë në temperaturën e trupit të lojtarëve dhe t’i bëjë ata më të rrezikuar nga dëmtimet. Megjithatë, duket se FIFA është gati të bëjë një përjashtim për ndeshjen më të rëndësishme të turneut.

Debat edhe mes transmetuesve televizivë Zgjatja e pushimit ka hapur diskutime edhe te transmetuesit ndërkombëtarë. Në Britani, ITV raportohet se ka vendosur ta transmetojë të gjithë spektaklin, ndërsa situata me BBC-në ende nuk është plotësisht e qartë.

Sipas raportimeve, të dy transmetuesit presin që të kenë kohë të mjaftueshme si për performancën muzikore, ashtu edhe për analizat tradicionale para pjesës së dytë. FIFA duket se ka një objektiv të qartë: ta shndërrojë finalen e Kupës së Botës nga një ndeshje futbolli në një ngjarje globale argëtuese.

Ceremoni madhështore edhe para finales Spektakli nuk do të kufizohet vetëm te pushimi i pjesës së parë. FIFA ka planifikuar edhe një ceremoni të madhe para finales, rreth 90 minuta para fillimit të ndeshjes, me pjesëmarrjen e artistëve si: Robbie Williams, Nicole Scherzinger, Laura Pausini dhe Jennifer Hudson. Gjithashtu pritet edhe një paraqitje speciale e aktorit të famshëm Tom Cruise.

Në këtë mënyrë, finalja e Kupës së Botës 2026 pritet të jetë shumë më tepër se një ndeshje futbolli – një spektakël global që FIFA synon ta afrojë me modelin e Super Bowl-it amerikan.

Burimi: Telegrafi