Nuk e la ta dërgonte nënën në Greqi, 27-vjeçari dyshohet se rrahu

0%

Një konflikt familjar në Fushë Kosovë ka përfunduar me dhunë fizike, pasi një 27-vjeçar dyshohet se sulmoi nënën dhe motrën e tij pas një mosmarrëveshjeje, raporton Sinjali. Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është J. T. rreth 27 vjeç, ndërsa viktima janë nëna e tij, R. T. rreth 61-vjeç, dhe motra, E. T. rreth 25 vjeç.

Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur më 12 korrik në rrugën “ e Llapit” në Fushë Kosovë. Mosmarrëveshja kishte nisur pasi motra kishte deklaruar se do ta merrte nënën e tyre për në Greqi. Debati më pas ka eskaluar në dhunë fizike. Sipas hetimeve, i dyshuari dyshohet se e ka goditur motrën tri herë në kokë, ndërsa më pas e ka kapur edhe për flokësh.

Gjatë incidentit është sulmuar edhe nëna e tij. Të dyja viktimat kanë kërkuar dhe kanë marrë trajtim mjekësor për lëndimet e pësuara. Me urdhër të Prokurorit kujdestar të Departamentit për Dhunë në Familje, rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor” në kuadër të dhunës në familje, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com