Presidentja e Meksikës, Sheinbaum: Nuk ka viktima apo dëme pas

0%

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, ka bërë të ditur se deri tani nuk janë raportuar dëme materiale apo viktima pas tërmetit të fuqishëm që goditi bregdetin e vendit. Sheinbaum deklaroi se në shtetet Chiapas dhe Tabasco nuk janë evidentuar dëme, ndërsa autoritetet kanë nisur inspektimet për të vlerësuar gjendjen e ndërtesave dhe infrastrukturës.

“Autoritetet në të tre nivelet e qeverisjes po kryejnë inspektime në territor për të vlerësuar ndikimet e mundshme strukturore dhe për të koordinuar masat parandaluese”, shkroi presidentja meksikane në platformën X.

Tërmet me magnitudë 7.3 ballësh godet Meksikën, qytetarët dalin në rrugë – publikohen pamjet e para Ajo bëri të ditur gjithashtu se Marina e Meksikës ka rekomanduar që qytetarët të mos afrohen pranë plazheve për gjashtë orët e ardhshme, për shkak të rrezikut të mundshëm nga valët e cunamit pas tërmetit me magnitudë 7.3.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Autoritetet meksikane kanë theksuar se situata po monitorohet vazhdimisht dhe se do të publikohen përditësime të reja në varësi të zhvillimeve. Tërmeti goditi brigjet e shtetit Chiapas, pranë kufirit me Guatemalën, duke shkaktuar alarm për cunami në zonat e afërta të Oqeanit Paqësor. Deri tani, nuk ka raportime për pasoja të rënda.

Burimi: Telegrafi