Real Madrid bën kërkesën e pazakontë në UEFA

0%

Real Madrid jo vetëm që nuk ka hequr dorë nga çështja Negreira, por i ka dorëzuar UEFA-s një dosje voluminoze në lidhje me këtë rast, ku ndër të tjera është kërkuar të merren edhe masa disiplinore.

Disa prej medieve spanjolle shkojnë edhe më tej duke pretenduar që Real Madrid i ka kërkuar gjithashtu UEFA-s t’i heqë Barcelonës titujt e fituar gjatë periudhës në fjalë në rastin Negreira, nga viti 2001 deri në vitin 2018, gjithsej 35 trofe.

Në komunikatën zyrtare të lëshuar nga Real Madrid, kjo gjë nuk përmendet, por thjesht thuhet që janë kërkuar të merren masa disiplinore, por pa e specifikuar konkretisht. Real Madridi gjithashtu kërkon që Garda Civile të ofrojë disa dokumente financiare që mungojnë për rastin në fjalë. Këto përfshijnë fatura, autorizime pagese dhe auditime të kompanisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Real Madridi është i vendosur ta çojë procesin deri në fund, si në aspektin ligjor ashtu edhe në atë sportiv.

Burimi: Bota Sot