Sipas disa burimeve në Itali, Milani i ka vendosur Aston Villas çmimin prej 18 milionë eurosh për mbrojtësin e majtë Pervis Estupinan, ndërsa Noussair Mazraoui është shfaqur si objektivi kryesor i trajnerit Ruben Amorim për ta zëvendësuar ekuadorianin.
Sipas “SportMediaset”, Aston Villa ka intensifikuar bisedimet për transferimin e Estupinanit dhe është e gatshme të ofrojë mes 10 dhe 12 milionë euro për ish-mbrojtësin e Brightonit. Estupinan nuk arriti të bindte gjatë sezonit të tij të parë me Milanin në edicionin 2025/26 dhe klubi kuqezi është i hapur për ta shitur, por kërkon plot 18 milionë euro për kartonin e tij.
Ndërkohë, Ruben Amorim ka identifikuar tashmë zëvendësuesin ideal. Si “SportMediaset” ashtu edhe gazetari Daniele Longo i “Calciomercato.com” raportojnë se trajneri portugez dëshiron të ribashkohet me mbrojtësin e Manchester United, Noussair Mazraoui, në “San Siro”. 28-vjeçari maroken ka kontratë me Manchester United deri në vitin 2028 dhe zhvilloi 49 ndeshje nën drejtimin e Amorimit te “Djajtë e Kuq”.
Sipas “SportMediaset”, Milani ka nisur tashmë kontaktet me agjenten e lojtarit, Rafaela Pimenta, por ende nuk ka paraqitur një ofertë zyrtare për Manchester United.
