Katër persona janë arrestuar mbrëmjen e së hënës në fshatin Babush të Ferizajt nën dyshimin për kanosje, posedim ilegal të armëve dhe dëmtim të pasurisë. Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka dhënë detaje në raportin 24-orësh. Sipas organit të rendit, pas arrestimit janë sekuestruar katër pistoleta, pesë karikatorë dhe 98 fishekë të kalibrit 9×19 milimetra.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti është nën hetime.
Burimi:
Bota Sot
