Pëlqehet lojtari i Bregut të Fildishtë

0%

Zikaltrit po shpejtojnë për të zëvendësuar izraelitin Khalaili, që dështoi në vizitat mjekësore. Pëlqehet lojtari i Bregut të Fildishtë, por ka edhe dy alternativa të tjera. Interit, pas “Jo”-së së Palestra-s dhe polemikave me agjentin e tij, iu desh të pranonte edhe dështimin për transferimin e Anan Khalaili.

Rinis kështu sulmi zikaltër për krahun e djathtë, për t’i dhuruar trajnerit Chivu atë që do të jetë zëvendësuesi i Dumfries, që ka kaluar te Real Madrid. Sipas “Corriere dello Sport”, drejtuesit e Interit kanë shumë besim se do ta gjejnë shpejt lojtarin e krahut. Ideja e parë është Guela Doue i Strasburg, klubit francez që kërkon më shumë se 30 milionë euro për 23-vjeçarin.

Lojtari nga Bregu i Fildishtë ndiqet edhe nga Milani dhe duket se do të jetë një derbi në merkato. Milani ndërkohë po përpiqet të sistemojë së pari krahun e majtë, me ikjen e Estupinan dhe ardhjen e mundshme të Mazraoui. Interi ndërkohë po sheh edhe profile të tjera. Një emër i vlerësuar nga klubi zikaltër është ai i ish-lojtarit të Genoa, Djed Spence.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Anglezi, protagonist edhe në Botëror, ka kontratë me Tottenham deri në 2029-ën, por nëpërmjet agjentëve e ka hapur rrugën për një tratativë mes klubeve. Në listën e Interit është edhe Nahuel Molina, aktualisht tek Atletico Madrid. Gjithçka varet nga oferta dhe disponibiliteti për të veshur fanellën e Interit.

Burimi: Bota Sot