Shpërndaje në: Futbollisti i Spanjës, Pedro Porro, ka thënë se kalimi në finale të Kupës së Botës “është ëndërr e bërë realitet”. “Është një ëndërr e bërë realitet, as në ëndrrat e mia më të çmendura nuk e kisha imagjinuar të realizoja gol. Jam shumë i lumtur me qëndrimin e ekipit nga fillimi deri në fund. Luajtëm një ndeshje të shkëlqyer, bëmë gjithçka për të avancuar.
Ata i bëjnë gjërat shumë mirë dhe kjo i përket ekipit, nuk ka të bëjë me mua”, ka thënë Porro. Ai shënoi golin e dytë në fitoren 2:0 të Spanjës ndaj Francës në gjysmëfinale. “E dinim që kundërsulmi i forcës së tyre ishte çelësi dhe ia dolëm mbanë dhe jam shumë i lumtur”, është shprehur Porro.
