Njësia A4 e Termocentralit “Kosova A” rikthehet në prodhim pas

0%

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se Njësia A4 e Termocentralit “Kosova A” është rikthyer në operim pas përfundimit me sukses të riparimit të rregullt vjetor.

Sipas njoftimit të KEK-ut, procesi i startimit të njësisë ka nisur në orët e para të mëngjesit, rreth orës , ndërsa pas përfundimit të procedurave teknike dhe kontrolleve të nevojshme, njësia është sinkronizuar me rrjetin elektroenergjetik rreth orës .

KEK vlerëson se rikthimi në operim i Njësisë A4 forcon kapacitetet vendore të prodhimit të energjisë elektrike dhe rrit gatishmërinë teknike të korporatës në kuadër të përgatitjeve për sezonin dimëror.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në njoftim, korporata ka falënderuar menaxhmentin, ekipet teknike, inxhinierët dhe të gjithë punonjësit e Termocentralit “Kosova A” për profesionalizmin, përkushtimin dhe angazhimin në realizimin me sukses të riparimit vjetor.

Burimi: Telegrafi